Skuadra e Bashkimit që garon në Superligën e Kosovës në basketboll, është zhvendosur përkohësisht në Greqi për të vazhduar me fazën përgatitore.
Pas stërvitjeve në Prizren dhe dy ndeshjeve kontrolluese, Bashkimi të premten ka marrë rrugën drejt Selanikut të Greqisë.
Klubi prizrenas ka njoftuar se në Selanik do të qëndrojë për katër ditë, gjatë të cilave do ti ketë edhe dy ndeshje testuese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Të premten, Bashkimi luan miqësoren e parë në Selanik kundër AEK Larnaca të Qipros dhe menjëherë të shtunën do të luajë miqësoren tjetër, por kundër Iraklisit të Greqisë.
Sezoni 2026/27 në Superligën e Kosovës në basketboll nis më datën 19 shtator kurse Bashkimi në xhiron e parë, do të përballet me Golden Eagle Yllin në Prizren.
Krahas kampionatit të Kosovës, Bashkimi në sezonin e ri do të luajë edhe në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.