Thursday, 3. September 2026
Sport

Derbi i Ligës së Parë, të premten në Gjakovë

GS 03/09/2026 1 Min. Lesezeit

Me përballje derbi do të hapet xhiroja e katërt e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Vëllaznimi – Prishtina e Re, është dueli i parë i kësaj xhiroje, i cili do të zhvillohet të premten nga ora 16:00 në Gjakovë.

Kjo ndeshje është edhe më interesantja e kësaj jave në Ligën e Parë, duke pasur parasysh se Vëllaznimi prinë në tabelë me pikë maksimale pas tri ndeshjeve të para.

Në anën tjetër, Prishtina e Re që po ashtu vlerësohet favorit për titull pas startit të sezonit me dy humbje është kthyer te fitorja dhe tani kërkon triumfin e dytë rresht.

Ndërkohë, ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, ndërsa do të përballen Dinamo – Lepenci, Ramiz Sadiku – Suhareka, Mitrovica – Tefik Çanga, 2 Korriku – Besa, Vjosa – Ferizaj, Trepça – Kika, Istogu – Liria dhe Rilindja 1974 – Trepça ’89.

Teilen: