Thursday, 3. September 2026
Sport

Abrashi i gëzohet golit dhe formës së mirë

GS 03/09/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Amir Abrashi po kalon formë të mirë këtë sezon në Superligën e Zvicrës në futboll.

Abrashi në tri ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim,duke konfirmuar se po kalon formë të mirë.

Golin e dytë këtë sezon, Abrashi e shënoi të mërkurën mbrëma, në kuadër të xhiros së gjashtë të elitës së futbollit zviceran.

Me golin e kapitenit Abrashit në minutën e 36-të, Grasshopperi kaloi në epërsi 1:0 ndaj St. Gallenit, ndërsa në fund fitoi 2:0. Abrashi në këtë përballje luajti deri në minutën e 75-të kurse për
Grasshopperin ishte fitorja e parë nga gjashtë ndeshje.

Abrashi është shprehur i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar, duke shtuar se shpreson të vazhdoj me këtë formë edhe në duelet tjera.

Grassopperi në fundjavë e luan kundër Zurichut kurse Abrashi pret përkushtim të njëjtë të ekipit edhe në derbin e Zvicrës.

Teilen: