Thursday, 3. September 2026
Sport

Zgjatja e kontratës së Kvaratskhelia-s është prioriteti i PSG-së

GS 03/09/2026 1 Min. Lesezeit

Me mbylljen e merkatos në kampin e PSG-së të gjithë janë të fokusuar në rinovimet e disa prej lojtarëve, të cilët konsiderohn si fondamental për  të ardhmen e klubit.

Siç është raportuar më parë, kontrata e Ousmane Dembélé duhet të nënshkruhet në javët e ardhshme, ndoshta gjatë shtatorit, duke e zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2030-ën.

Kontratat e Fabian Ruiz, Lucas Beraldo, Ëillian Pacho dhe Senny Mayulu janë nënshkruar, por ende nuk janë njoftuar zyrtarisht. Ndërsa kryesore mbetet ende çështja në lidhje me rinovimin e Khvitcha Kvaratskhelia. Rinovimi i sulmuesit nga Gjerogjia, sivjet një pretendent për “Topin e Artë”, është objektivi kryesorë i drejtuesve të PSG-së.

Teilen: