Vendimi i Lionel Messit për t’u tërhequr nga kombëtarja ka bërë bujë të madhe në Argjentinë.
Sipas mediave vendase, gjyqtarët do ta ndërpresin lojën në minutën e dhjetë të çdo ndeshjeje të turneut të ardhshëm “Clausura” – si dhe në ligat e tjera të meshkujve dhe femrave në Argjentinë – për të nderuar karrierën e Messit me kombëtaren.
AFA (Federata e Futbollit e Argjentinës) e zgjodhi këtë moment të ndeshjes si një referencë simbolike ndaj numrit 10, numrit që Messi ka mbajtur gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij me skuadrën “Albiceleste”.
Teilen: