Thursday, 3. September 2026
Futboll

Real Madrid bën gati 60 mln euro për mbrojtësin “polivalent” të Bayern Munich për merkaton e janarit

GS 03/09/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse është vetëm fillimi i shtatorit dhe sapo është mbyllur merkato e verës, zërat e parë për zhvillimet e merkatos së janarit kanë filluar që tani.

Caught Offside zbulon se mbrojtësi “polivalent” i Bayern Munich, Josip Stanisic është në radarin e disa klubeve të mëdha, por më i interesuari për të është Real Madrid.

Bernabeu Digital shkon edhe më tej duke thënë se drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro për 26-vjeçarin kroat, i cili mudn të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, në qendër të mbrojtjes, por edhe në mesfushë.

Stanisic është në kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029.

Teilen: