Më 15 tetor Egnatia fillon ndeshjet e grupit të Conference League dhe tashmë trajneri Nevil Dede, bashkë me stafin e tij dhe klubin, kanë përzgjedhur lojtarët, me të cilët kampionët e Shqipërisë do të përfaqësohen në këto sfida europiane.
Në listën zyrtare, përveç disa lojtarëve të rinj, bie në sy mungesa e mesfushorit Ledio Beqja, një nga blerjet e rëndësishme të Egnatias në verë, si dhe ajo e sulmuesit Bakajoko. Të dy këta lojtarë kanë probleme fizike, prandaj janë lënë jashtë kësaj liste.
Rrogozhinasit kanë në listë 21 lojtarë. Ata nuk mund të kenë 25 lojtarë në Europë, sepse nuk kanë në skuadër elementë që të jenë trajnuar në klub për 3 vjet nga mosha 15 deri në 21 vjeç.
Lista europiane e Egnatias
Levani Tandilashvili
Bruno Puja
Mario Dajsinani
Zamig Aliyev
Alessandro Kacbufi
Edison Ndreca
Guillem Jaime
Numan Ajeti
Elion Sota
Andrey Yago
Eneo Bitri
Geralb Smajli
Albano Aleksi
Fernando Medeiros
Ibrahim Diabate
Altin Kryeziu
Karim Loukili
Daniel Adjessa
Alessandro Albanese
Ildi Gruda
Jurguens Montenegro