Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, ka mbetur i kënaqur që Cody Gakpo qëndroi në “Anfield”, pasi e konsideron atë një lojtar shumë të rëndësishëm. Për holandezin këmbënguli shumë Manchester City.
“Cody është një lojtar shumë i zgjuar. Marrëdhënia ime me të ka qenë shumë e sinqertë që nga fillimi. Ai ka performuar shumë mirë në ndeshjet e deritanishme”, tha Iraola.
“Ai ishte gjithmonë i vetëdijshëm për situatat në treg. Ne flisnim vazhdimisht me njëri-tjetrin. Ai është stërvitur shumë mirë dhe shpresoj ta mbajmë në të njëjtin nivel”, deklaori trajneri spanjoll.
Në fund, Iraola tha: “Ai është në një gjendje të mirë fizikisht dhe mendërisht. Jam shumë i lumtur ta mbaj Cody sepse është një lojtar shumë i vlefshëm.”