Friday, 4. September 2026
Sport

Albion Rrahmani prezantohet te klubi i Serisë A: Ndjehem më rehat si numër 9

GS 04/09/2026 2 Min. Lesezeit

Albion Rrahmani u prezantua sot si lojtar i ri i Venecias. Sulmuesi doli para mediave teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Kam një ndjenjë të mirë. Jemi një ekip i ri me shumë lojtarë të rinj që po përpiqen të japin më të mirën në stërvitje dhe ndeshje. Le të vazhdojmë kështu dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim.”

Sulmuesi i Kosovës, kaloi nga Sparta e Pragës, në kampionatin italian, në fillim të verës, derisa në prezantimin zyrtar, ai foli për rolin e preferuar në fushë.

“Ndihem më rehat si numër nëntë, por jam në dispozicion të ekipit, duke luajtur kudo që dëshiron trajneri. Nëse luaj si numër nëntë, jam më afër golit, por nëse luaj më prapa, do ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur në çdo kohë.”

Ai ka thënë se ka qenë ëndërr e tij të luaj në Itali dhe se tani synon që te Venecia, të tregoj aftësitë e tij.

“Gjithashtu, të qenit në Itali është shansi im për të shfaqur veten dhe futbollin tim, duke u përpjekur të shënoj dhe të jap asiste, për të ndihmuar Venecian të arrijë objektivat sezonale të ekipit. Sa për pjesën tjetër, do të përpiqem të jap më të mirën time për të vazhduar karrierën time ashtu siç kam bërë gjithmonë.”

Rrahmani është ndër sulmuesit kryesor te Kosova, duke luajtur me Malisherën e Ballkanin në Superligë, për të kaluar te Rapidi i Bukureshtit tri vjet më parë dhe te Sparta e Pragës, në dy vitet e fundit.

Teilen: