Albion Rrahmani u prezantua si lojtari i ri i Venezias. Sulmuesi kosovar foli për përshtypjet e para dhe objektivat e tij me skuadrën: “Kam ndjesi shumë të bukura. Jemi një skuadër e re, me shumë lojtarë të rinj dhe të rinj në moshë, që përpiqen të japin më të mirën në stërvitje dhe në ndeshje. Të vazhdojmë kështu dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”.
Për pozicionin e preferuar: “Si numër 9 ndihem më mirë, por jam në dispozicion të skuadrës, duke luajtur aty ku dëshiron trajneri. Nëse luaj si numër 9, jam më pranë portës, por nëse luaj më prapa, do ta ndihmoj skuadrën në maksimum në çdo moment”.
Për transferimin në Itali: “Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaj në një nga 5 kampionatet më të mira të Europës. Prandaj, kjo është diçka që më bindi të vija këtu. Pastaj, të jem në Itali është mundësia ime për të treguar veten dhe futbollin tim, duke u përpjekur të shënoj dhe të jap asistime, për të ndihmuar Venezian të arrijë objektivat e sezonit. Për pjesën tjetër, do të përpiqem të jap më të mirën për të vazhduar karrierën time ashtu siç kam bërë gjithmonë deri tani”.