Friday, 4. September 2026
Sport

Malisheva zyrtarizon transferimin e kapitenit të Tiranës, Rimal Haxhiu

GS 04/09/2026 1 Min. Lesezeit

Malisheva ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar, duke e zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor të Tiranës, Rimal Haxhiu.
27-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me klubin kosovar dhe është prezantuar zyrtarisht të premten si futbollist i ri i Malishevës.
Haxhiu vjen në Kosovë pas një aventure disa-vjeçare te Tirana, ku ishte një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës.
Ai ka bartur edhe shiritin e kapitenit të bardhebluve, duke qenë pjesë e rëndësishme e ekipit në vitet e fundit.

Teilen: