Saturday, 5. September 2026
Futboll

🔥 De la Fuente: Më vjen keq që i dha lamtumirë kombëtares, kishte ende shumë për të dhënë

GS 05/09/2026 1 Min. Lesezeit

Largimi i Marcos Llorente nga kombëtarja spanjolle, kur është vetëm 31 vjeç dhe dy muaj pasi fitoi Kupën e Botës, është diskutuar shumë.

Mes tyre që kanë folur për këtë tërheqje surprizë, madje të parakohshme, është edhe trajneri i kombëtares, Luis de la Fuente, që shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij.

Të vjen keq kur dëgjon këtë lajm, pasi ai ende kishte shumë për të dhënë. Po flasim për një lojtar fantastik dhe një person të jashtëzakonshëm”, tha De La Fuente.

“Bashkë fituam shumë dhe i jam mirënjohës për atë që ka dhënë në kombëtare, ndaj i uroj gjithë të mirat për të ardhmen“, tha trajneri i kombëtares spanjolle.

Teilen: