Një mini-stadium i ri po i shtohet infrastrukturës sportive të qarkut të Durrësit. Në Katundin e Ri, punimet për ndërtimin e këtij impianti po vijojnë me ritme të shpejta, teksa aktualisht po punohet në bazamentin e stadiumit, ndërtimin e tribunës, si dhe në ambientet e brendshme.
Impianti i ri do të krijojë një hapësirë moderne dhe funksionale për zhvillimin e futbollit dhe aktivitetet sportive të komunitetit të zonës. Përveç funksionit të tij në shërbim të komunitetit, mini-stadiumi do të përdoret edhe në kuadër të organizimit të finale të EURO U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri.
Ky investim është rezultat i bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Durrës, në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës sportive në vend.
Punimet priten të përfundojnë në muajin nëntor.