Saturday, 5. September 2026
Sport

Avdullahu shënon super-gol ndaj Borussia Dortmundit

GS 05/09/2026 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kosovës, Leon Avdullahu e ka shënuar golin e parë në Bundesligën gjermane.

Avdullahu realizoi të shtunën për Hoffenheimin, ndaj skuadrës së madhe, Borussia Dortmundit.

Mesfushori i Kosovës shënoi supergol nga distanca në fundin e pjesës së parë për 1:0.

Te Hoffenheimi titullar është edhe Albian Hajdari.

Fisnik Asllani nuk është plotësisht i gatshëm për lojë pas një lëndimi të gjurit.

Teilen: