Saturday, 5. September 2026
Futboll

Enzo Fernandez nga minuta e parë, Haaland nderon City-n ndaj Coventry (video)

GS 05/09/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Coventry, në sfidën që po luhet në “Etihad” dhe është e vlefshme për javën e tretë në Premier League. Rasti i parë i rrezikshëm i takimit ishte në minutën e 23-të, ky goditja e Rayan Cherki u ndal nga shtylla. SHIKORASTIN

Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të, ku pas një krosimi në zonë të Antoine Semenyo, ishte i zakonshmi Erling Haaland që dërgoi me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Nga minuta e parë në fushë blerja e bujshme e ditës së fundit të merkatos, Enzo Fernandez. Argjentinasi pati edhe një mundësi të mirë shënimi, por nuk e finalizoi dot me gol. Në sfidat e tjera, mungon ende goli në Nottingham Forest-Tottenham dhe Brentford-Sunderland.

Leeds po fiton 0-1 në transfertën ndaj Brighton, Fulham po fiton 2-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Teilen: