Saturday, 5. September 2026
Sport

Zabërgja shënon dhe asiston në Ukrainë

GS 05/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja ka vazhduar me formën e mirë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Zabërgja ka regjistruar një gol dhe një asistim të shtunën në fitoren e skuadrës Metalist Kharkiv.

Metalist Kharkik në kuadër të xhiros së pestë e mposhti Obolonin në shtëpi me rezultatin e thellë 5:0.

Zabërgja fillimisht asistoi te goli i dytë të cilin e realizoi Carlos Paraco në minutën e tetë.

Shtatë minuta më pas, reprezentuesi i Kosovës shënoi për 3:0.

25-vjeçari Zabërgja këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me katër gola dhe tri asistime.

Teilen: