Luka Modriç do të vazhdojë ta përfaqësojë Kombëtaren e Kroacisë edhe gjatë sezonit të ardhshëm, pavarësisht raportimeve se mund të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës.
Federata Kroate e Futbollit ka bërë të ditur se mesfushori i Milanit do të përfshihet në listën e trajnerit Slaven Biliç për ndeshjet e periudhës shtator–tetor. Lista e plotë pritet të publikohet të hënën.
Modriç, i cili javën e ardhshme mbush 41 vjeç, ka konfirmuar se do të jetë në dispozicion të Kroacisë gjatë fushatës së ardhshme në Ligën e Kombeve, nëse gjendja fizike ia mundëson aktivizimin.
Më herët ishte raportuar se ai mund t’i jepte fund karrierës, pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës.
Mesfushori është zotuar gjithashtu të vazhdojë me Milanin gjatë sezonit 2026/27.
Me 202 paraqitje për Kroacinë, Modriç renditet ndër futbollistët me më së shumti ndeshje për një kombëtare, duke vazhduar kështu karrierën e tij të jashtëzakonshme edhe pas mbushjes së 41 vjetëve.