Saturday, 5. September 2026
Futboll

Fitore me “poker” e Leverkusen, Dortmund me përmbysje të madhe. Elverserberg vazhdon të surprizojë (video)

GS 05/09/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së dytë në Bundesligë. Leverkusen ka marrë fitoren e parë për këtë sezon duke mposhtur në shtëpi 4-0 Union Berlin. Golat për “Aspirinat” u shënuan nga Ezequiel Fernandez 1′, Facundo Medina 28′, Patrick Schick 48′ dhe Ibrahim Maza 66′. SHIKOGOLAT

Dortmund ka marrë një fitore të jashtëzakonshme me përmbysje 2-3 në transfertën ndaj Hoffenheim. Vendasit e gjetën veten në avantazh të dyfishtë, por verdhezinjtë reaguan duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht ishte mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu i cili zhbllokoi sfidën në fund të pjesës se parë me një gol shumë të bukur, me një goditje fantastike me të djathtën nga jashtë zonës.

Në fillim të pjesës së dytë, Tim Lemperle dyfishon shifrat për vendasit. Më pas erdhi reagimi i vrullshëm i verdhezinjve, duke shënuar me Serhou Guirassy 61 dhe Fabio Silva 66′. Në minutën e 86-të, Albian Hakdari ishte i pafat duke dërguar padashje në rrjetë topin e futur në zonë nga Ethan Nëaneri. SHIKOGOLAT

Në ndeshjet e tjera, Elversberg edhe pse gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak ka përmbysur shifrat dhe në fund fitoi 3-4 në transfertën ndaj Monchengladbach. Werder Bremen mundi 3-0 Leipzig, ndërsa Paderbron-Freiburg u mbyll 0-1.

Teilen: