Supersfida e javës së tretë në Serie A është padyshim ajo mes Interit dhe Napolit, që fillon pas pak në “San Siro”. Zikaltrit vijnë në këtë takim pas dy fiotreve në dy ndeshjet e para, ndërsa Napoli i drejtuar nga Max Allegri vjen pas 0-2 ndaj Genoa dhe humbjes 1-2 ndaj Como në shtëpi në fundjavën e kaluar.
Napoli është i pamposhtur kundër Interit që nga finalja e Superkupës së Italisë në janar 2024, duke arritur një fitore dhe katër barazime.
Christian Chivu nuk ka lënë vend për surpriza për këtë tkaim, duke hedhur në fushë formacionin e pritshëm. Për zikaltrit mungon Djed Spence, i cili ende nuk ka debutuar pas transferimit nga Tottenham.
Napoli vjen me disa mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh si Alessandro Buongiorno, Luca Marianucci, Scott McTominay dhe braziliani Giovane.
Inter XI: J.Martinez; Bisseck, Akanji, Bastoni; Diouf, Barella, Zielinski, Sucic, Dimarco; Esposito, Lautaro Martinez
Napoli XI: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Marin, Spinazzola; Anguissa, Lobotka, Vergara; Politano, Hojlund, Alisson Santos