Inter ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 3-2 në “San Siro” ndaj Napolit, në supersfidën e javës së tretë në Serie A.
Zikaltrit e nisën vrullshëm takimin, duke dhënë sinjalin e parë që në minutën e 3-të. Andy Diouf godet nga skaji i zonës, por Meret tregohet vigjilent me ndërhyrjen e tij.
Kundërpërgjigjet Napoli, goditja e Frank Anguissa ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Josep Martinez. Në minutën e 29-të, Anguissa tenton të gjejë golin, por gjuajtja e tij shkon jashtë shtyllës së djathtë.
Rasti më i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutat shtesë, ku Federico Dimarco i afrohet shumë golit, por goditja e dënimit e goditur prej tij përplaset në traverësë. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë nisi në mënyrë të jashtëzakonshme për Napolin, që shënoi dy gola për tre minuta.
Në minutën e 50-të, Nicolo Barella humb topin në zonën e Interit, Alisson Santos godet, por pret Josep Martinez. Topi shkon të Matteo Politano, i cili nuk shënon dot në tentativën e tij të parë, por tregohet i saktë në të dytën.