Saturday, 5. September 2026
Futboll

Allegri pas humbjes në “San Siro”: Fitorja e Interit tregoi se futbolli nuk ka logjikë

GS 05/09/2026 1 Min. Lesezeit

Në intervistën pas humbjes së Napolit 3-2 ndaj Interit, në sfidën spektakolare të luajtur në “San Siro”, Max Allegri pranoi se ekipi i tij duhet ende të përmirësohet si dhe fitorja e zikaltërve sot tregon që logjika nuk ka vend në futboll, sipas tij.

“Ishte një ndeshje jashtëzakonisht argëtuese për tifozët dhe për Interin, por aspak e këndshme për ne. Goli i parë i tyre, ishte shumë i lehtë për ta, pastaj ata rritën shpejtësinë sepse e kanë këtë brenda tyre dhe na shkaktuan probleme. Mendonim se topi ishte jashtë loje dhe ndaloi në krosim, por ky është futbolli.

Mund ta kishim shënuar ne golin e fitores, por në fund realizuan ata dhe fituan ndeshjen. Kjo është prova se futbolli është përtej logjikës. Ne donim të mbroheshim brenda zonës dhe pastaj pësuam një gol vendimtar për takimin.

Duhet të përmirësohemi. Performanca ishte e mirë dhe prisnim që Interi të fillonte fort, por patëm situata të favorshme edhe atëherë që nuk i shfrytëzuam”, tha Allegri për DAZN Italia.

Teilen: