Sunday, 6. September 2026
Sport

Tragjedi: Tifozi i Fenerbahçes vdes gjatë derbit me Beshiktashin

GS 06/09/2026 1 Min. Lesezeit

Një tifoz i Fenerbahçes ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës gjatë ndeshjes kundër Beshiktashit.

Lajmin e ka konfirmuar Fenerbahçe përmes një njoftimi, duke bërë të ditur se tifozi Yaşar Gerçek dyshohet se pësoi sulm në zemër gjatë takimit.

Klubi u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij për humbjen.

Në aspektin sportiv, Beshiktashi i Milot Rashicës e fitoi derbin e Stambollit me rezultat 2:1 ndaj Fenerbahçes, ku luan Vedat Muriqi.

Teilen: