Sunday, 6. September 2026
Sport

​Ndeshjet e sotme të Superligës

GS 06/09/2026 1 Min. Lesezeit

Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës mbyllet sot me dy ndeshje interesante.

Në orën 16:00, Malisheva pret Gjilanin, në një përballje mes dy skuadrave që kanë nisur mirë sezonin. Të dyja ekipet kanë nga 7 pikë pas tri ndeshjeve.

Në të njëjtën orë, Ballkani përballet me Feronikelin. Ballkani ka grumbulluar 6 pikë, ndërsa Feronikeli kërkon pikët e para të sezonit.

Në krye të tabelës aktualisht qëndron Prishtina me 9 pikë, e ndjekur nga Dukagjini me 8.

 

Teilen: