“Presidenti i FIFA-s njoftoi se do të kandidojë të rizgjedhjet në vitin 2027. Sigurisht, asgjë nuk ka ndryshuar! Z. Infantino do të kandidojë përsëri”, tha një zëdhënëse e FIFA-s.
Gianni Infantino nuk ka ndër mend që të tërhiqet dhe sot, nëpërmjet një zëdhënësje, ka lajmëruar se do të kandidojë vitin që vjen për një tjetër mandat si president i FIFA-s.
Nëse zgjedhjet në Rabat të Marokut do të ishin të sukseshme atëherë ai do të kishte në dispozcion mandatin e tretë të plotë si numri një i FIFA-s.
Në këtë pikë duhet pritur edhe kundërpërgjigja e UEFA-s, e cila është e vetëdijshme se për të nxjerrë një tjetër kandidat i duhet të paktën mbështetja e 106 prej 211 shoqatave anëtare të FIFA-s. A.V.