Sunday, 6. September 2026
Sport

Burnley me statistika për EFL League One, Broja humb durimin dhe kapet me tifozët në parkingun e stadiumit

GS 06/09/2026 2 Min. Lesezeit

Starti i sezonit të ri nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Armando Brojën, i cili me Burnley-n e nisi me objektivin për tu rikthyer në Premier League. Një mision si ky nuk duhej i pamundur për ekipin në fjalë pasi në vitet e fundit Burnley u ngjit në Premier pas dy sezoneve ku fitoi 100 dhe 101 pikë. Por ekipi i këtij sezoni është shumë larg formës së shfaqur në Championship në vitet e fundit pasi në pesë ndeshje numëron vetëm dy pikë.

Më e fundit ishte humbja e djeshme përballë Bristol City në “Turf Moor”. Ky ishte takimi i radhës ku skuadra e Brojës la të kuptohej se objektivi real sezonal nuk është rikthimi në Premier, por evitimi i rënies në EFL League One.

Statistikat tregojnë për një ekip në krizë të plotë si në fushë dhe jasht saj. Burnley ka pësuar 12 gola prej 22 goditjesh që ka marrë në kuadrat. Nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje brenda 90’ në 207 ditët e fundit ndërsa triumfi i fundit në “Turf Moor” daton gati një vit më parë.

Situata e krijuar në klub nuk është ideale për askënd, por ditën e djeshme nervat duket se kanë lënë edhe futbollistët. Armando Broja është filmuar dje në parkingun e stadiumit duke u kapur me një tifoz. Sulmuesi është sulmuar dje nga tifozët për shfaqjen e dobët që dhuroi në fushë dhe u është përgjigjur: “Mbylleni gojën dhe kini respekt!”. A.V.

Teilen: