Friday, 2. October 2026
Sport

Ballkani vazhdon me fitore

GS 06/09/2026 1 Min. Lesezeit

Ballkani i Suharekës e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit mposhtën në shtëpi Feronikelin 74 me rezultatin 2:0.

Ndeshja e javës së katërt e elitës së futbollit kosovar u zhvillua të dielën, ndërsa Ballkani fitoi me dy golat e realizuar në pjesën e parë.

Golin e parë e shënoi Abou Dosso në minutën e 14-të.

Dosso asistoi edhe te goli i dytë të cilin e realizoi Albert Diene në minutën e 20-të.

Ballkani ngrihet në vendin e tretë me nëntë pikë. Feronikeli 74 mbetet pa pikë në vendin e parafundit.

Pa pikë janë edhe Llapi dhe Vushtrria.

Teilen: