Sunday, 6. September 2026
Sport

Malisheva në krye të Superligës

GS 06/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, ka shpërthyer me “hat-tick” në fitoren e skuadrës së Malishevës.

Malisheva të dielën pasdite në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës e mposhti në shtëpi Gjilanin me rezultatin 3:1.

Malisheva me këtë fitore del në vendin e parë me dhjetë pikë.

Prishtina është në pozitën e dytë me nëntë pikë, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Isgandarli golat i realizoi në minutën e dhjetë të 71-të dhe të 75-të.

Ndërsa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Oltion Bilalli në minutën e 19-të.

Për Gjilanin është disfata e parë pas dy fitoreve dhe një barazimi.

Gjilani renditet në pozitën e gjashtë me shtatë pikë.

Teilen: