Sunday, 6. September 2026
Sport

Panik gjatë ndeshjes në Itali, futbollisti humb papritur ndjenjat dhe rrëzohet

GS 06/09/2026 2 Min. Lesezeit

Mbrojtësi bullgar i skuadrës mysafire, Rosen Bozhinov, humbi papritur ndjenjat gjatë lojës, duke shkaktuar panik te futbollistët dhe stafet e të dyja skuadrave.

Ngjarja ndodhi pak pas minutës së 40-të, kur Bozhinov u rrëzua në fushë dhe mbeti i palëvizur. Loja u ndal menjëherë dhe ekipet mjekësore vrapuan drejt tij për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Shqetësimi u rrit edhe më shumë teksa lojtarët e të dyja skuadrave prisnin të mësonin gjendjen e mbrojtësit. Arbitri më pas mblodhi kapitenët dhe pjesëtarët e dy pankinave, ndërsa pas konsultimeve u vendos që ndeshja të ndërpritej përkohësisht.

Bozhinov u largua nga fusha me barelë dhe u dërgua me ambulancë në spitalin San Leonardo në Castellammare di Stabia.

Fillimisht pati frikë se bëhej fjalë për një problem serioz shëndetësor, por më vonë u sqarua se futbollisti kishte pësuar një gjendje të rënduar nga dehidratimi, e shoqëruar edhe me konvulsione. Sipas burimeve të Lega B, ai ka qenë i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës.

Bozhinov mbetet nën vëzhgim

Mbrojtësi bullgar po qëndron në spital për monitorim dhe ekzaminime të mëtejshme. Mjekët kanë bërë të ditur se ai është zgjuar, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

“Bozhinov aktualisht është vigjilent, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Do të qëndrojë i shtruar për vëzhgim, në mënyrë që të përfundojnë ekzaminimet diagnostikuese”, thuhet në buletinin mjekësor.

Teilen: