Sunday, 6. September 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Dinamo përmbys Elbasanin

GS 06/09/2026 1 Min. Lesezeit

Dinamo ka mposhtur me përmbysje 2-1 Elbasanin, në sfidën që mbylli javën e tretë të kampionatit Abissnet Superiore në RTSH.

Verdheblutë kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga Nikaj, por “blutë” përmbysën gjithçka. Berisha barazon shifrat në pjesën e parë, ndërsa Lorenco Vila shënon golin e fitores në pjesën e dytë.

Me këtë sukses Dinamo ngjitet në kuotën e 6 pikëve në klasifikim, ndërsa Elbasani duhet të presë akoma për të provuar shijen e fitores këtë sezon.

Teilen: