Kapiteni i Juventusit, Manuel Locatelli, vlerësoi lojtarët që u aktivizuan gjatë ndeshjes: “Hynë shumë mirë. Është një aspekt që i bën mirë grupit, sepse sezoni është i gjatë dhe kemi nevojë për të gjithë. Ishte i rëndësishëm reagimi që patëm pas disavantazhit. Ndërrimi im? Pati një gabim komunikimi”.
Duke folur për objektivat e sezonit, Locatelli shtoi për DAZN: “Sigurisht, është një Juventus që duhet të bëjë më mirë se sezonin e kaluar. Duhet të jemi ambiciozë dhe të përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur.”
Kapiteni bardhezi nënvizoi gjithashtu nevojën për përmirësim në fazën sulmuese: “Pastaj duhet të përmirësohemi para portës, duhet më shumë egërsi. E kemi ende problemin se nuk i shfrytëzojmë rastet që krijojmë dhe duhet të përpiqemi ta mbajmë më shumë topin”.