Edon Zhegrova nuk do të largohet nga Juventusi, të paktën deri në afatin kalimtar të dimrit, kanë bërë të ditur mediumet italiane.
Kështu që, sulmuesi i krahut, do ta ketë edhe një mundësi për ta dëshmuar veten te Juventusi deri në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Zhegrova ishte pranë largimit nga Juventusi këtë verë por marrëveshja e mundshme e kalimit të tij në Arabinë Saudite tek Al-Ittihadi është mbyllur plotësisht.
Futbollisti kosovar duhet ta bind trajnerin Luciano Spalletti se meriton minutazhë më të madhe te Juventusi këtë sezon, në të cilin ka vetëm dy paraqitje në Serie A.
E rëndësishme është se Zhegrova është përfshirë në listën për të luajtur në kampionat pasi është lënë jashtë listës të Ligës së Evropës.
Ai verën e shkuar iu bashkua Juventusit nga Lille për 15 milionë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deri në verën e vitit 2030.