Çmimi i Madh i Italisë duhej të ishte një mundësi për të kujtuar legjendën Michael Schumacher, por në fund gjithçka mund të përmblidhet me bashkëbisedimin mes inxhinierëve në bokse dhe pilotëve.
“Dështuam”, ishte mesazhi që u dëgjua nga të gjithë. Fitorja e Kimi Antonelli-t në Monza eklipsoi zhgënjimin e ekipit më të suksesshëm, me Fred Vasseur, i cili praktikisht kërkoi falje.

Çmimi i Madh i Italisë përfundoi pas disa xhirosh edhe pse nisi me shumë entuziazëm të premten. të gjithë prisnin shumë nga gara e shtëpisë, por në kualifikueset e të shtunës u kuptua se qartë se Ferrari nuk kishte mundësi për të fituar.
Por ajo që nuk pritej ishte tronditja e të dielës. Beteja midis Leëis Hamilton dhe Charles Leclerc ishte pika që derdhi vazon. Titulli kampion është larg pasi Hamilton është 76 pikë pas Antonelli-t. Britaniku kësaj radhe nuk u përmbajt dhe sulmoi përsëri ekipin e tij. Gabimi i Charles në kthesën e parë nuk i dha mundësi tjetër.
“Nuk garoj pisët. Jam i pastër, i drejtë dhe lë hapësirë. Nuk dua ta vë ekipin në rrezik”, deklaroi shtatë herë kampioni i botës. Më tej britaniku i tregoi Leclerc se si funksiononin gjërat në Mercedes: “Rregullat duhen ashtu si edhe kompromisi. Kur isha te Mercedes, ato ekzistonin dhe nuk ishte keq. Pata vetëm disa incidente me Nico [Rosberg] dhe kaq. Dhe ishte shumë më mirë me Valtteri [Bottas]. Këtu, nuk ka rregulla dhe duhet ta rregullojmë këtë”.
Kritikat e Hamilton pas garës i adresoheshin si monegaskut edhe për Ferrari-t, e cila tani duhet të gjejë një zgjidhje pasi problemet mes dy pilotëve nuk kanë fund edhe pse asnjëri nuk është në pozita për të luftuar për titullin kampion… A.V.