Në javën e tretë të Premier League, ekipi i Tottenham arriti të marrë pikën e parë në kampionat (barazoi pa gola ndaj Nottinham Forest). Trajneri i Tottenham, Roberto De Zerbi, u shpreh s ekjo pikë jashtë fushe ka shumë vlera.
“I zhgënjyer për rezultatin. Performanca, shumë e mirë duke pasur parasysh që filluam të punojmë së bashku të enjten e kaluar për herë të parë, të gjithë së bashku. Luajtëm mirë, por duhet bërë më mirë me pasimin e fundit”, tha De Zerbi.
Më tej, trajneri italian sjtoi: “Nëse përmirësohemi në vendimin e fundit, pranë zonës kundërshtare, mund të shënojmë shumë gola sepse kemi lojtarë me cilësi të mëdha. Tani është një moment i vështirë për ta pranuar këtë rezultat sepse mendoj se luajmë mirë.”