Monday, 7. September 2026
Sport

Burnley i shton konkurrencën Brojës, Jamie Vardy i bashkohet ekipit deri në fund të sezonit

GS 07/09/2026 1 Min. Lesezeit

Jamie Vardy është zyrtarisht një lojtar i Burnley-t. Skuadra e Nicky Hayen, ku miiton edhe Armando Broja, mendon se firma me 39-vjeçarin do të jetë përgjigja e duhur për problemet që ka treguar ekipi në sulm si dhe pritet që të plotësojë një repart, i cili u privua në ditët e fundit të merkatos nga shërbimet e Zian Flemming.

Sulmuesi britanik u rikthye si “free agent” në ishull pasi kontrata  1-vjeçare që kishte me Cremonese-s përfundoi në fund të muajit qershor.

Pas aventurës italiane Vardy do të rikthehet në Angli ku e pret një detyrë e vështirë pasi Burnley është në vendin e fundit (24) në Championship ku në 5 ndeshje ka grumbulluar vetëm dy pikë. A.V.

Teilen: