Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda do të jetë startues te Udinese në duelin kundër Lazios.
Me këtë ndeshje edhe do të mbyllet xhiro e tretë e kampionatit italian pasi luhet sot në mbrëmje dhe nis në orën 20:45.
Udinese e pret Lazion në shtëpi me synimin për t’ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në kampionatin italian.
Në dy xhirot e para, Lazio ka shënuar po aq fitore dhe ka tubuar gjashtë pikë, dy më shumë se Udinese që ka një fitore dhe një barazim.
Udinese barazoi me Comon dhe mposhti Monzan, ndeshje këto në të cilat Vojvoda ishte startues dhe ka treguar paraqitje të mira.
Ai para fillimit të këtij sezoni u transferua Udinese nga Como kurse karrierë në Itali ka bërë edhe te Torino.