Monday, 7. September 2026
Sport

Basketboll, Superkupa në Rahovec

GS 07/09/2026 2 Min. Lesezeit

Superkupa e Kosovës në basketboll, do të mbahet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ka njoftuar të hënën Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

“Në përputhje me kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që rrjedhin nga Statuti i FBK-së, përkatësisht neni 24, dhe pas shqyrtimit të aplikimit të KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026”, thuhet në njoftimin e FBK.

Bordi i FBK-së, në mbledhjen e fundit të mbajtur ka miratuar me kusht aplikimi i KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026, e cila do të zhvillohet në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.

KB Rahoveci 029 obligohet që të përmbushë të gjitha kërkesat organizative, teknike dhe të sigurisë, si dhe obligimet financiare të përcaktuara nga FBK-ja me Vendimin e Bordit të FBK-së të datës 28.08.2026, që do specifikohen edhe me kontratën ndërmjet FBK-së dhe KB Rahoveci 029.

Mënyra e administrimit dhe destinimi i të hyrave nga shitja online e biletave, si dhe përmbushja e obligimeve financiare të klubit ndaj FBK-së, përcaktohen me kontratën ndërmjet FBK-së dhe KB Rahoveci 029.

“Autorizohet Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së që, në emër të FBK-së, të lidhë kontratën me KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026”, mbyllet njoftimi i FBK.

Teilen: