Ish-sulmuesi i Barcelonës, anësori Cristian Tello, është tërhequr nga futbolli në moshën 35-vjeçare, pas 16 vitesh karriere si profesionist. Tello ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një videoje në rrjetet e tij sociale.
“Sot është një nga ato ditë të vështira për çdo lojtar. Është koha për t’i thënë lamtumirë futbollit profesional. Në jetë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të shijoja atë që dua në nivelin më të lartë për 16 vjet.
E konsideroj veten vërtet të privilegjuar. Një kapitull i ri fillon, i ndryshëm në jetën time, pa atë dëshirë për të garuar, por me të njëjtën lumturi”, tha Tello.
Në 86 paraqitje për katalanasit, ai shënoi 20 gola, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës para se koha e tij në “Camp Nou” të përfundonte në vitin 2014. I konsideruar fillimisht si një yll i ri me të ardhme të madhe, Tello e pati shumë të vështirë të gjente hapësirën e tij te Barcelona e atyre viteve, që ishte klubi më i mirë në botë.
Më pas filluan huazimet dhe transferimet në ekipe dhe kampionate të ndryshme. Së fundmi, Tello ishte pjesë e Palm City, në Emiratet e Bashkuara Arabe.