Monday, 7. September 2026
Futboll

Milan piketon përforcimin e parë për verën e ardhshme. Një mesfushor me tipare sulmuese, që do të vijë falas

GS 07/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se është fillimi i sezonit dhe merkato u mbyll vetëm pak ditë më parë, Milan ashtu si edhe klubet e tjera të mëdha kanë nisur që tani të mendojnë për merkaton e janarit dhe atë të evrës së ardhshme.

Një nga emrat që janë në listën e kuqezinjve është edhe Yuito Suzuki, mesfushori me tipare sulmuese i Freiburg. 24-vjeçari japonez është në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman dhe deri tani nuk ka pasur bisedime për rinovim.

Ndaj, ai pritet të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme. Sipas Fussballdaten, Milan ka kohë që është në ndjekje të japonezit, i cili mund të vijë si lojtar i lirë në verën e ardhshme.

Përveç interesimt të Milanit, për japonezin ka interes edhe nga Tottenham edhe Real Sociedad.

Teilen: