Monday, 7. September 2026
Futboll

🔥 Dështoi te Barcelona, Atletico gati të rikthejë “Tigrinho-n” në La Liga

GS 07/09/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid ka filluar të mendojë dhe të veprojë që tani për merkaton e janarit. Pas problmeve të vazhdueshme që kanë pasur në sulm dhe mbi të gjitha me Julian Alvarez, “Colchoneros” kanë piketuar emrin e parë që duan të transferojnë në merkaton e janarit.

Sipas medieve spanjolle dhe atyre braziliane, Atletico do të provojë transferimin e Vitor Roque. 21-vjeçari po tregon një formë të mirë pas rikthimit në Brazil, këtë herë te Palmeiras, dhe është i gatshëm të rikthehet sërish në Europë, pas aventurës së dështuar që pati te Barcelona dhe më pas si huazim te Real Betis.

Barcelona pagoi 40 milionë euro për Vitor Roque kur ishte 18 vjeç, por për shkak të konkurrencës së madhe braziliani e pati të vështirë të gjente minutat e duhura.

Përveç Atletico Madridit, për Vitor Roque që njihet ndryshe me nofkën “Tigrinho” ka interes edhe nga Tottenham edhe Newcastle.

Teilen: