Tuesday, 8. September 2026
Sport

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

GS 07/09/2026 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Shqipërisë, Medon Berisha, e ka zhvilluar ndeshjen e parë pas nëntë muajsh.

Futbollisti nga Kaçaniku luajti për herë të parë pas lëndimit që e pësoi në dhjetor të vitit të kaluar kundër Pisas.

22-vjeçari u inkuadrua në fushë te Lecce që humbi nga Cagliari 1:0 të hënën në udhëtim.

Berisha në fushë u inkuadrua në minutën e 82-të.

Ndeshja Cagliari – Lecce i takoi javës së tretë të Serie A.

Portieri Alen Sherri ishte në stol te Cagliari.

Teilen: