Tuesday, 8. September 2026
Sport

Italia “zhduk” VAR-in, asnjë thirrje dhe asnjë penallti nga teknologjia në 30 ndeshje

GS 08/09/2026 1 Min. Lesezeit

Vetëm ‘check’ në heshtje gjatë këtyre tri javëve të para të Seria A. Orsato i ka dhënë një drejtim tjetër gjykimit në Serie A.

Erë ndryshimi në kampionatin italian. Pas sezoneve në qendër të diskutimeve dhe polemikave, VAR-i është zhdukur papritur. Rastësi? Sigurisht që jo. Ndryshimi vje nga Daniele Orsato, dizenjatori i ri i arbitrave për Serie A dhe Serie B. Ai është iniciator i këtij ndryshimi, që në gjykimin e shumë njerëzve, po i sjell dobi futbollit italian. VAR-i është zhdukur dhe duket se askujt nuk i mungon.

Teilen: