Friday, 2. October 2026
Sport

Ramadani ftohet nga Shqipëria për Ligën e Kombeve

GS 08/09/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Ylber Ramadani është ndër futbollistët e parë që është ftuar nga selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran për duelet e këtij muaji.

Në fund të këtij muaji, Shqipëria nis rrugëtimin e saj në Ligën C të sezonit të ri në Ligën e Kombeve dhe do t’i ketë dy përballje.

Ftesa e Ramadanit nga Shqipëria është konfirmuar nga Çorumi, klubi ku Ramadani luan në elitën e futbollit të Turqisë.

Çorumi me krenari ka konfirmuar ftesën zyrtare për Ramadanin, i cili te kjo skuadër u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Lecce.

30-vjeçari ka 50 paraqitje me Shqipërinë, kombëtare që më 26 shtator do të përballet me Bjellorusinë në shtëpi dhe pastaj me San Marinon në udhëtim, tri ditë më vonë.

Teilen: