Tuesday, 8. September 2026
Sport

Mourinho publikon listën anti-Inter, Real Madridi me shtatë mungesa

GS 08/09/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme (e martë) kundër Interit në Ligën e Kampionëve

.

Los Blancos do të jenë nikoqir të Nerazzurrëve në ndeshjen e parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, takim i paraparë të luhet nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Për këtë ndeshje, Mourinho ka publikuar tashmë listën me futbollistët e ftuar, ku vërehen mungesa të mëdha, por edhe rikthime.

Skuadra përfshin lojtarë si Thiago Pitarch, Aurelien Tchouameni dhe Endrick, të cilët janë rikthyer në skuadrën e Mourinhos pasi janë rikuperuar nga lëndimet që i kanë lënë jashtë fushave që nga ndeshjet parasezonale.

Këta tre lojtarë do të ndihmojnë në zbutjen e listës së gjatë të mungesave, me Eder Militao, Ferland Mendy, Rodrygo Goes dhe Rauel Asencio të lënduar dhe Eduardo Camavinga, Bernardo Silva dhe Arda Guler të pezulluar.

Prandaj, “Special One” ka shikuar përsëri nga Castilla për të kompletuar skuadrën dhe ka marrë portierët Sergio Mestre dhe Javi Navarro, mbrojtësin Mario Rivas dhe mesfushorin Cestero në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.

Teilen: