Tuesday, 8. September 2026
Sport

Lamine Yamal: Dembélé s’mendon se jam për “Topin e Artë” sepse është shoku i Mbappé, i kam mundur të dy në fushë!

GS 08/09/2026 1 Min. Lesezeit

Vigjilja e Barcelona-Feynoord, takim ky që luhet nesër në 18:45, është ndezur edhe më shumë për faktin se “France Football” ka nisur që të publikojë listat e kandidatëve për çmimet prestigjoze, të cilat do të ndahen pas pak javësh.

Mes lojtarëve kanë nisur ngacmimet e para. Fituesi aktual i “Topit të Artë”, Ousmané Dembelé pohoi se nuk e shikonte Lamine Yamal si fitues në edicionin e këtij viti. Ndërsa yhlli i Barçës i pyetur mbi këtë temë tha: “Është shoku i Kylian-it, apo jo? (Qeshi) Nuk më intereson shumë ky parashikim i bërë prej tij pasi jam krenar për sezonin që kam bërë. Kur i kisha përballë ata të dy, kam fituar”. A.V.

Teilen: