Tuesday, 8. September 2026
Sport

Nata e parë e Ligës së Kampionëve: Real Madrid fiton me vështirësi kundër Interit – Man City triumfon në Portugali

GS 08/09/2026 2 Min. Lesezeit

Real Madridi dhe Manchester City e kanë nisur me fitore edicionin e ri të Champions League, në një mbrëmje të parë që solli shumë gola dhe emocione.

Në “Santiago Bernabéu”, Real Madridi triumfoi 2-1 ndaj Interit. Kylian Mbappé e zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të, ndërsa Federico Valverde shënoi për 2-0 në minutën e 23-të. Interi u rikthye në lojë në pjesën e dytë, kur Carlos Augusto shënoi në minutën e 77-të, por madrilenët arritën ta ruanin epërsinë deri në fund, transmeton lajmi.net.

Në Portugali, Manchester City mori një fitore të pastër 0-2 ndaj Portos. Heroi i mbrëmjes për anglezët ishte Erling Haaland, i cili realizoi të dy golat. Norvegjezi shënoi në pjesën e dytë dhe më pas vulosi fitoren në minutat shtesë, duke i dhënë Cityt tri pikët e para në garën evropiane.

Ndeshje dramatike u zhvillua edhe në Dortmund, ku Borussia Dortmundi mposhti Villarrealin 3-2. Serhou Guirassy shënoi dy herë për vendasit, përfshirë një gol nga pika e bardhë, ndërsa një tjetër gol për Dortmundin erdhi pas autogolit të Renato Veigas. Villarreal shënoi përmes Santiago Mouriños, ndërsa në fund një autogol i Guirassyt ngushtoi rezultatin.

Në Belgjikë, Aston Villa arriti fitore 3-2 ndaj Club Brugge. John McGinn, Emiliano Buendia dhe Nicolas Jackson shënuan për anglezët, ndërsa Hugo Vetlesen dhe Nicolo Tresoldi realizuan për vendasit.

Real Betisi regjistroi një fitore të rëndësishme 3-2 në udhëtim ndaj Lille, në një tjetër përballje me shumë gola.

Ndërkohë, AEK Athina e nisi kampanjën evropiane me fitore minimale 1-0 ndaj LASK Linzit. Golin e vetëm të takimit e shënoi Razvan Marin nga goditja e lirë./lajmi.net/

Teilen: