Wednesday, 9. September 2026
Sport

Lutfi Dalipi, më i miri i xhiros në Zvicër

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti ofensiv i Vaduzit, Lutfi Dalipi, është shpallur lojtari më i mirë i javës së shtatë të Superligës së Zvicrës.

Dalipi të shtunën regjistroi një gol dhe dy asistime në fitoren 3:1 të Vaduzit ndaj Lausannes.

20-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka plot shtatë asistime pas shtatë ndeshjeve të luajtura këtë sezon.

Skuadra nga Lihtenshtajni që luan në elitën helvetike, ka 16 gola kurse Dalipi është përfshirë drejtpërdrejt në 10 prej tyre, që është rekord.

Dalipi është i huazuar te Vaduzi për këtë edicion nga klubi tjetër elitar i Zvicrës, Young Boys me të cilin ka kontratë deri në vitin 2030.

Dalipi ka gjashtë paraqitje me U20 të Zvicrës por është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe mund të vendos për kuqezinjtë.

Krahas Zvicrës e Shqipërisë, Dalipi mund të luajë edhe për Kosovën, e ndoshta edhe për Portugalinë.

Teilen: