Me dopietën e shënuar të martën ndaj Portos në “Do Dragao” (0-2), Erling Haaland ishte protagonisti kryesor i fitores së Manchester City në ndeshjen e parë të Champions League. Norvegjezi arriti në 59 gola në këtë kompeticion, po aq sa numri i ndeshjeve të luajtura.
Në moshën 26-vjeçare, Haaland ka shënuar gjithsej 302 gola në karrierën e tij me klubet. Me 59 golat në Champions, ai kaloi Thomas Müller, i cili kishte 57, dhe u ngjit në vendin e shtatë të renditjes së golashënuesve më të mirë të historisë së kompeticionit.
Golat e Haaland në Champions janë ndarë kështu: 8 me Salzburgun, 15 me Borussia Dortmundin dhe 36 me Manchester City. Përpara tij në renditje janë Kylian Mbappé me 71 gola, Raúl González me 71, Karim Benzema me 90, Robert Lewandowski me 109, Lionel Messi me 129 dhe Cristiano Ronaldo me 140.
Haaland, i cili është bërë gjithashtu lojtari që ka arritur më shpejt kuotën e 50 golave në Champions, vazhdon të vendosë ritme të jashtëzakonshme në kompeticionin elitar europian.