Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, zbuloi se klubi i tij kishte tentuar konkretisht të transferonte Bradley Barcola sezonin e kaluar, por kostoja e operacionit ishte e papërballueshme: “E njoh Bradley që nga koha kur punoja te Leipzig. Kisha provuar ta merrja edhe atje, patëm disa biseda që na lejuan të krijonim një marrëdhënie të mirë. Interesi për të ka ekzistuar gjithmonë dhe, natyrisht, vlerësuam edhe mundësinë për ta blerë te Bayerni”.
Megjithatë, Eberl pranoi se kërkesat financiare për sulmuesin francez, i lindur në vitin 2002, ishin shumë të larta: “Përballë atyre kostove, ai ishte thjesht shumë i shtrenjtë për ne”.
Bayerni ndryshoi objektiv dhe investoi te Luis Diaz, vendim që Eberl e mbron: “Edhe për Luis Diaz bëmë një investim të rëndësishëm, por të një niveli tjetër. Për më tepër, është një lojtar që di të entuziazmojë tifozët dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me paraqitjet e tij”.
Barcola u largua nga PSG te Liverpool për 140 milionë euro, bonuset e përfshira, me kontratë 5-vjeçare. Ndërkohë, Bayerni vazhdon të shijojë Diaz.