Wednesday, 9. September 2026
Sport

Inter-Dimarco, kontakti i parë për rinovimin “e përjetshëm”! Mbrojtësi mungon dhe ndaj Udinese-s

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Anësori i majtë humbi sfidën e Madridit për një dëmtim në gju. Pritet të mungojë edhe të hënën, ndërkohë që janë hedhur bazat e zgjatjes së kontratës.

Mbrëmjen e së martës, para se të ulej në tribunën e stadiumit “Santiago Bernabeu”, drejtori i ri sportiv i Interit, Dario Baccin, ka biseduar me Arturo Canales, prokuratorin e Federico Dimarco. Ky i fundit mungoi ndaj Realit për shkak të një problemi në gjurin e majtë.

Teilen: