Wednesday, 9. September 2026
Sport

Drita “fiket” në Drenas

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita është befasuar në Drenas pasi është ndalur nga Feronikeli ’74.

Të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli ’74 ka shënuar fitoren e parë të këtij sezoni pasi ka mposhtur skuadrën e Dritës.

Ndeshja që i takoi xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të ekipit nga Drenasi.

Golin e vetëm në këtë përballje që i dha këtë fitore të rëndësishme ekipit vendas, e shënoi Avni Selmani në minutat e para të pjesës së dytë, pasi pjesa e parë përfundoi 0:0.

Për Feronikelin ’74, kjo është fitorja e parë këtë sezon pas katër humbjeve rresht kurse Drita pësoi disfatën e parë, e cila erdhi pas barazimit xhiron e shkuar dhe dy fitoreve në dy ndeshjet e para.

Me këtë triumf, Feronikeli ’74 ka tubuar tri pikë kurse Drita mbetet në kuotën e 7 pikëve dhe me një ndeshje më pak të luajtur.

Teilen: